Shërbimet e Logjistikës

Shërbime për Fixers

ACQJ ofron shërbime të dedikuara për fixers që ndihmojnë me organizimin e projekteve në terren, duke përfshirë koordinimin e lejeve të xhirimit, organizimin e intervistave, dhe asistencë të plotë për kërkime mediatike. Ekipi ynë ka përvojë në menaxhimin e operacioneve komplekse logjistike për projekte të medieve ndërkombëtare dhe vendase.

Shërbime për Përkthim

Përkthyesit tanë të kualifikuar ofrojnë përkthime të sakta për dokumente, artikuj, dhe përmbajtje të ndryshme, si dhe në terren, duke siguruar një standard të lartë cilësie për çdo material. Shërbimi ynë përfshin gjithashtu korrektimin dhe redaktimin e përkthimeve për të siguruar një përmbajtje të qartë dhe të saktë për çdo audiencë.

Shërbime për Ekspertë Lokalë

Sigurojmë një rrjet të gjerë ekspertësh lokalë nga fusha të ndryshme, përfshirë gazetarët, analistët, dhe hulumtuesit, që ndihmojnë në realizimin e projekteve mediatike dhe kërkimore me njohuri të thella mbi tregun dhe kontekstin lokal. Ekspertët tanë janë të përgatitur të ofrojnë mbështetje dhe njohuri të vlefshme për çdo projekt, duke siguruar që çdo detaj lokal të trajtohet me kompetencë.

Organizimi i Konferencave dhe Debatave Publike

Në kuadër të përkushtimit tonë për zhvillimin dhe fuqizimin e gazetarisë dhe komunitetit të mediave dhe më tej, ACQJ ofron shërbime profesionale për organizimin e konferencave, punëtorive dhe debateve publike. Këto aktivitete mundësojnë shkëmbimin e ideve, përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet profesionistëve të fushës, gazetarëve të rinj, dhe aktorëve të tjerë të interesuar

ShërbimiPërshkrimiÇmimi Orientues (Euro)
Fixer për projekte mediatikeKoordinim intervistash, leje xhirimi, logjistikë terreni, asistencë për produksione450 – 600 €/ditë
Përkthim dokumentesh (shkruar)Përkthim profesional (shqip–anglisht / anglisht–shqip), për faqe standarde (350 fjalë) – Suportojmë dhe gjuhë të tjera rajonale dhe evropiane15 – 25 €/faqe
Përkthim në terrenInterpretim simultan apo përkthim shoqërues për intervista / evente180 – 380 €/ditë
Korrektim & redaktim përkthimeshPërmirësim stilistik dhe gjuhësor për përdorim publik ose zyrtar15 – 30 €/faqe
Ekspertë lokalë tematikëGazetarë, analistë, studiues me njohuri të thelluara lokale për intervista ose konsulencë200 – 400 €/angazhim

Zgjidhje të personalizuara për eventin tuaj

ACQJ është e përkushtuar të krijojë evente që përshtaten me nevojat dhe kërkesat specifike të organizatave apo individëve. Ne ofrojmë shërbime të plota të menaxhimit të eventeve nga fillimi deri në fund, duke përfshirë planifikimin strategjik, logjistikën dhe përmbajtjen.

Shërbimet tona përfshijnë:


Konferenca Tematike të Larta

  • Organizojmë konferenca të fokusuara në çështjet më aktuale dhe të rëndësishme, duke sjellë së bashku profesionistë të fushave të ndryshme, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe politikëbërës.
  • Përgatitje të paneleve të specializuara me folës të njohur dhe ekspertë lokalë, rajonal dhe ndërkombëtarë.

Debate Publike dhe Forume Diskutimi

  • Krijojmë platforma të hapura për diskutime publike mbi çështje kritike që prekin median, shoqërinë, politikën dhe më gjerë, duke inkurajuar përfshirjen e publikut të gjerë, të rinjve dhe profesionistëve.
  • Moderim i debateve me pjesëmarrje aktive nga audienca dhe panele multidisiplinare për të stimuluar diskutime të thelluara mbi tema që prekin publikun në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Evente Hibride dhe Online

  • Përfshirje e teknologjive të avancuara për të organizuar evente hibride ose plotësisht online, duke siguruar akses për pjesëmarrës nga e gjithë bota.
  • Integrim i transmetimeve live përmes platformave sociale dhe ndërveprim në kohë reale me audiencën përmes pyetjeve dhe komenteve online.

Menaxhim i Pjesëmarrjes dhe Promovimit

  • Koordinim i pjesëmarrësve dhe folësve të ftuar, duke siguruar ftesa profesionale dhe ndjekje të axhendës së eventit.
  • Promovim i eventeve nëpërmjet mediave sociale, postimeve në faqet tona të dedikuara, dhe partneriteteve me media dhe institucione të tjera.

Përgatitje dhe Shpërndarje e Materialeve Post-Event

  • Përgatitje e raporteve përmbledhëse, materialeve vizuale (foto/video) dhe publikimeve të tjera të nevojshme për shpërndarje të mëtejshme pas përfundimit të konferencave apo debateve.
  • Krijimi i përmbajtjes së përpunuar për mediat, përfshirë artikuj, podcast-e dhe video të shkurtra që përmbledhin pikat kyçe të eventit.
ShërbimiPërshkrimiÇmimi Orientues (Euro)
Organizim i plotë KonferencePlanifikim, logjistikë, komunikim, moderim, dokumentim dhe mbështetje teknike1800 – 2500 € / event
Organizim Debati Publik / ForumStruktura e debatit, përzgjedhja e temës, folësit, moderimi dhe promovimi900 – 1500 € / event
Evente hibride / onlineMenaxhim teknik, platforma, moderim dhe transmetim live800 – 1200 €
Menaxhim folësish dhe pjesëmarrësishFtesa, koordinimi axhendës, mbështetje logjistike dhe organizative300 – 600 €
Promovim dhe shpërndarje e eventitPostime në rrjete sociale, fushata online, partneritet me media500 – 800 €
Përgatitje materiali post-eventRaporte, përmbledhje, podcast, video të shkurtra, shpërndarje tek partnerë600 – 900 €

Çmimet e mësipërme janë orientuese dhe varen nga:

  • Kompleksiteti i projektit dhe zona gjeografike (urbane/rurale)
  • Gjuha e përkthimit ose tematika e ekspertizës
  • Kohëzgjatja e angazhimit dhe afatet e ngushta
  • Pajisje të përfshira (kamera, teknologji streaming etj.)

Për projekte rajonale, me shumë aktorë të përfshirë, apo në zona të largëta, do të aplikohen tarifa shtesë për logjistikë dhe koordinim terreni.