Prodhim Video
Ne ofrojmë shërbime të plota të prodhimit të videove, duke përfshirë çdo hap nga konceptimi deri tek post-produksioni. Specializohemi në krijimin e videove promovuese për biznese, dokumentarëve që trajtojnë tema sociale dhe kulturore, segmenteve televizive për transmetim, dhe përmbajtje video për mediat sociale për të rritur ndërveprimin. Gjithashtu, prodhojmë video korporative dhe trajnime për të përmirësuar aftësitë e punonjësve. Ekipi ynë përdor teknologji të avancuara për të sjellë pamje profesionale, duke përfshirë xhirimet me dron për perspektiva unike.
Shërbimi | Përshkrimi | Çmimi (EUR) |
Video Promocionale (deri 2 min) | Për biznese ose organizata – përfshin xhirime, montazh dhe animacione bazë | 400 – 600 € |
Dokumentar i Shkurtër (deri 10 min) | Xhirim me shumë lokacione, intervista, grafikë dhe narracion | 800 – 1200 € |
Dokumentar i Gjatë (30-50 min) | Xhirim me shumë lokacione, intervista, grafikë dhe narracion | 3400 – 5000 € |
Segment Televiziv | Kronikë apo reportazh për transmetim TV | 300 – 800 € |
Përmbajtje për rrjete sociale | Video të shkurtra vertikale për Instagram, TikTok, Facebook | 200 – 400 €/video |
Video Trajnimi për Biznese | Prodhim profesional për qëllime trajnimi të brendshëm | 600 – 1000 € |
Podcast Viziv | Prodhim podcast video për media sociale dhe transmetim televiziv | 800 – 1300 € |
Filmime me dron | Përfshirë operatorin dhe post-produksionin e materialit | 250 – 350 €/lokacion |
Prodhim Audio
Ofrojmë shërbime të prodhimit të podkasteve, emisioneve radiofonike, dokumentarëve audio dhe dublimeve. Zhvillojmë podkaste që informojnë dhe angazhojnë dëgjuesit, si dhe dokumentarë audio që sjellin përvojë të thellë dëgjimore. Për dublime dhe narracione, ofrojmë zëra profesionistë që përshtaten me çdo projekt. Shërbimet tona përfshijnë redaktimin dhe miksimin për një produkt të pastër, të gatshëm për publikim.
Shërbimi | Përshkrimi | Çmimi (EUR) |
Podkast (1 episod deri 30 min) | Regjistrim, editim, miksim dhe publikim | 250 – 350 € |
Seri Podkastesh (5 episode) | Paketë me prodhim të plotë për seri tematike | 600 – 1000 € |
Dokumentar Audio | Përmbajtje e thelluar audio me efekte zanore, narracion dhe intervista | 400 – 700 € |
Dublim Audio / Narracion | Zë profesional + miksim për video apo materiale prezantuese | 80 – 150 € /minutë |
Jingle për Radio / Podkast | Krijim zëri dhe muzikë identifikuese | 120 – 250 € |
Fotografi
Shërbimet tona fotografike përfshijnë kapjen e momenteve nga ngjarje të rëndësishme, foto-gazetari që dokumenton me stil dokumentarist, dhe fotografi produktesh që nxjerrin në pah cilësitë unike. Ofrojmë gjithashtu portrete profesionale dhe raporte fotografike që tregojnë histori vizuale të menduara mirë.
Shërbimi | Përshkrimi | Çmimi (EUR) |
Evente Publike / Konferenca | Deri 3 orë, përfshirë redaktimin e fotove | 250 – 300 € |
Portrete Profesionale | Në studio ose në ambient të lirë | 80 – 150 € /person |
Fotografim Produktesh | Deri në 10 produkte me ndriçim dhe sfond profesional | 100 – 250 € |
Foto-gazetari / Dokumentim | Reportazhe vizuale me narrativë për media ose organizata | 350 – 500 € |
Album Fotografik Personalizuar | Layout + dizajn + printim | Sipas kërkesës |
Dizajn Grafik
Dizajni grafik përfshin krijimin e materialeve vizuale tërheqëse, si postera, fletëpalosje, infografika dhe grafikë për mediat sociale. Gjithashtu, ofrojmë branding dhe dizajn logosh për bizneset që duan të krijojnë identitete unike. Ekipi ynë përdor software modern për të krijuar materiale të cilësisë së lartë që përmbushin nevojat tuaja.
Shërbimi | Përshkrimi | Çmimi (EUR) |
Poster Promocional | Dizajn profesional për evente ose fushata | 50 – 80 € |
Fletëpalosje (Flyer / Broshurë) | Dizajn në dy ose më shumë faqe | 90 – 120 € |
Infografikë | Vizualizim të dhënash me dizajn të personalizuar | 160 – 200 € |
Paketë për rrjete sociale | 5 grafikë për postime sociale | 200 – 380 € |
Dizajn Logo | Konceptim dhe realizim i logos unike | 350 – 600 € |
Paketë Brandimi | Logo, paleta ngjyrash, tipografi, format dokumentesh etj. | 1350 – 2600 € |
Shënim i rëndësishëm për klientët:
- Për bashkëpunime afatgjata ose projekte të personalizuara ofrojmë paketa të veçanta me zbritje.
- Çmimet janë orientuese dhe mund të ndryshojnë në varësi të kompleksitetit të projektit, kohës së kërkuar, dhe kërkesave shtesë.
- Të gjitha shërbimet përfshijnë këshillim falas paraprak për të kuptuar më mirë nevojat tuaja.