Ambulanca më e famshme në Shqipëri 2.0!

Në muajin Maj një fshat i vogël në Gramsh u bë i famshëm dhe objekt humori e sarkazme për shkak të përmasave të vogla të një ambulance të re! Kamera e 31 Minuta ishte ndoshta e vetmja që shkoi për të parë këtë situatë, që nuk reflektonte realitetin e rremë që shpesh përcjellin rrjetet sociale. Por banorët e fshatit Sillarë u shprehen të kënaqur për ambulancën qe u mungonte prej dekadash. Për fshatin problemi jetik nuk ishte madhësia e ambulancës, por ishte mungesa e ujit të pijshëm. Uji mungonte për shkak të ndërtimit të rezervuarit nga kompania Devoll HD. Kompania premtoi një zgjidhje të shpejtë. 5 muaj më pas ne u rikthyem në fshat për të parë si funksionon ambulanca dhe … a rrjedh uji në çezmat e banorëve?!