Ambulanca më e famshme në Shqipëri

Ambulanca në fshatin Silarë të Gramshit është një nga 416 qendrat shëndetësore që ka Shqipëria. Por kjo është me e famshmja. Ambulanca është bërë objekt humori, ironie e shpotie në media dhe vecanërisht në rrjetet sociale. Ne shkuam për ta parë nga afër godinën që rrëmbeu vëmendjen e opionit publik për pak ditë duke marrë reagimet e banorëve atje. Ndryshe nga opinioni virtual që krijohet nga distanca dhe efektet e fotografive në rrjetet sociale, banorët janë falenderues. Ata presin të marrin një shërbim të munguar. Por si në ambulancën që pritet të inagurohet në fund të këtij muaji ashtu edhe në cdo shtëpi të këtij fshati të vogël ka një problem tjetër. Prej katër vitesh fshati është pa ujë të pijshëm.