Në Shqipëri nuk është aspak e vështirë për të patur akses në mallra të falsifikuara. Lehtësisht në tregjet që ndodhen në vend, mund të gjesh veshje dhe aksesorë të firmave më të njohura në botë, si Louis Vuitton, Adidas, Balenciaga etj. Këto mallra të cilat nëse do të ishin origjinale kushtojnë në rastin më të mirë me qindra euro, në tregjet shqiptare i gjen me 2 mijë lekë të reja. Në këtë formë shkelet pronësia intelektuale dhe ajo industriale, duke dëmtuar qytetarin, i cili nuk merr produktin në standardin e duhur, mbajtësin e të drejtave mbi produktin, i cili ka humbje ekonomike por edhe buxhetin e shtetit, duke mos arkëtuar të ardhurat që do të arkëtonte nëse mallrat do të ishin orgjinal.
Në këtë segment të 31 minuta do të flasim për mallrat e falsifikuara dhe pasojat që vijnë nga mungesa e një sistemi të mirëfilltë të garantimit të të drejtave intelektuale dhe industriale.
You may also like



















