Vetëm në 3 vitet e fundit janë 1600 të mitur shqiptarë të regjistruar që kërkuan strehë, ushqim dhe përkujdesje nga shteti italian duke u deklaruar si të pashoqëruar ose “braktisur” nga prindërit e tyre.
Në Itali dhe në Shqipëri autoritetet kanë nisur hetime për këta prindër që “braktisin“ fëmijët duke menduar se po u japin një jetë më të mirë në shtetin fqinj, por e ardhmja e tyre nuk është e sigurt. Nuk është fjala vetëm për vështirësitë kalimtare, por edhe rrezikun e përfshirjes së të miturve në kthetrat e krimit të organizuar dhe rrjetet e trafikut.
E ndërsa fëmijët e “braktisur” janë përballë rreziqeve edhe ndaj prindërve në Shqipëri prokuroria ka nisur hetimet në disa raste pas referimit nga policia, ndërsa kodi ynë penal parashikon 3 vite dënim me burg.
Shqetësimeve të autoriteteve në Romë, Tirana zyrtare i është përgjigjur me forcim të masave në kufi dhe me vënien para përgjegjësisë të prindërve që shkojnë në Itali bashkë me fëmijët dhe kthehen … vetëm.
Gazetari i emisionit “31 Minuta” Antonio Çakshiri ishte në Modena dhe Parma ku bisedoi me të miturit shqiptarë atje dhe drejtues të shërbimit social në këto qytete italiane.
You may also like



















