Në “31 Minuta” do të tregojmë për mundësitë e punësimit. Punësimi është i rëndësishëm për çdo njeri, por edhe më shumë për disa kategori që padrejtësisht i quajmë të ndryshme nga ne, në mënyrë sipërfaqësore. Ata mund të jenë ndryshe por ndryshe me më shumë vullnet, talent dhe aftësi në jo pak raste. Për gjithçka tjetër jemi njësoj. Bëhet fjalë për personat me aftësi të kufizuar. Për 24 vite në Shqipëri ligji “Për nxitjen e Punësimit“ detyronte çdo punëmarrës shtetëror apo privat, të punësonte 1 njeri me aftësi të kufizuara për çdo 25 punonjës, një ligj qe nuk u zbatua kurrë. Ligji i ri e ka çuar 1 me 50 këtë raport, shpesh pikërisht nga stereotipi i krijuar ndër vite. Në materialin në vijim do të ndiqni se si e ndryshon puna jetën e një njeriu me aftësi të kufizuara, por edhe thirrjen që vjen nga kjo kategori për të zbatuar atë që ligjvënësi e ka shkruar në letër.
You may also like



















