Të paktën një here në jetë mund të keni marrë një kredi në bankë, por pa menduar mire pasojat nëse do të kishit mjaftueshëm para për ta shlyer. Në Shqipëri ka një ligj sipas të cilit përmbaruesit e bankave mund të sekuestrojnë rrogën mujore të individëve debitorë por gjithashtu i njëjti ligj thotë se minimumi jetik nuk duhet prekur.
31 Minuta zbuloi se ka raste kur përmbaruesit privatë po sekuestrojnë më shumë para duke i lënë këta individë pa të ardhura të mjaftueshme për të kaluar muajin.
Ne folëm me zyrtarë nga Avokati i Popullit sipas të cilëve ajo që po bëjnë përmbaruesit nuk është korrekte. Një familjar ka nevojë për 26 mijë lekë ne muaj për të përballuar jetesën, ndaj përmbarimi mund të sekuestrojë një shumë të rrogës por pa i prekur këtë pagë minimale.
Një tjetër rast i identifikuar është sekuestrimi i ndihmës ekonomike nga përmbarues privatë, veprim që bie në kundërshtim me ligjin.
You may also like



















