Prej dekadash Durrësi, një nga qytetet që mbart një pjesë të madhe të lashtësisë dhe trashëgimisë tonë jeton një betejë të heshtur mes antikitetit, historisë dhe biznesit të ndërtimit.
Prej gati 28 vjetësh në Durrës nuk ka mbetur i paprekur asnjë objekt, që është gjetur gjatë gërmimeve të shumta në qytetin antik. Ndërtimet e shumta kanë prekur edhe të ashtuquajturën vijë të kuqe, Zonën “A”, atë që kurrë nuk duhej prekur.
Për të disiplinuar këtë katrahurë, janë bërë vazhdimisht apele nga specialistë, debate në komunitet dhe përtej tij. Por së fundmi një vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave më 26 dhjetor të vitit të kaluar duket se do te çojë në një betejë edhe më të madhe, pasi specialistet dhe arkeologët tani e tutje druhen se kjo VKM realisht hap udhën për ndërtime në zonën arkeologjike “A” të Durrësit. Dhe këtu vetëm sa fillon historia….
You may also like



















