Rreth Projektit
Projekti “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve të rinj
dhe atyre të ardhshëm (Reaching for fair labour conditions: Gazing at the future of Young
and Prospective Journalists)” është një iniciativë e implementuar nga Qendra Shqiptare për
Gazetari Cilësore dhe Citizens Channel, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe
garantimin e të drejtave të profesionistëve të rinj të medias dhe studentëve të gazetarisë
dhe komunikimit, në fushën e marëdhënieve të punës dhe internship-it.
Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Drejt Përmirësimit të Marrëdhënieve të Punës
dhe Profesionalizmit në Median Shqiptare” mbështetur nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga
Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IJF).
Objektivat e projektit
Qëllimi kryesor i projektit është rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me marrëdhëniet e punës
të profesionistëve të rinj në media dhe gazetarëve të ardhshëm, dhe prezantimin e mjeteve
të përshtatshme ligjore dhe administrative për mbrojtjen e të drejtave të tyre në këtë fushë.
Ky qëllim do të arrihet përmes implementimit të objektivave të mëposhtme:
- I. Krijimi i një panorame të situatës së marëdhënieve të punës të profesionistëve të rinj
në media dhe gazetarëve të ardhshëm në Republikën e Shqipërisë, përmes krijimit të
një raporti gjithpërfshirës bazuar në një studim kombëtar me profesionistëve të rinj
në media, studentët e gazetarisë dhe të komunikimit; - II. Krijimi i një panorame gjithëpërfshirëse të kuadrit ligjor mbi të drejta dhe përfitimet
e gazetarëve në Republikën e Shqipërisë, dhe praktikat më të mira të zbatuara në
Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian mbi çështjen e praktikës së punës (internship)
gjatë periudhës së studimeve akademike, duke u përqendruar në grupin e
përfituesve të lartpërmendur; - III. Realizimi i një fushate ndërgjegjësimi mbi çështjet që ndikojnë target-grupin e
synuar dhe qasjen pozitive të aktorëve të ndryshëm në fushën e medias, mbi
prezantimin e një iniciative të re ligjore dhe/ose administrative, për mbrojtjen e
këtyre të drejtave.
Plani i Aktiviteteve
Në kuadër të këtij projekti janë parashikuar implementimi i një numri aktivitetesh, mes të
cilave kryesore:
- I. Zhvillimi i një studimi mbi gjendjen e të drejtave në marëdhëniet e punës të
profesionistëve të rinj në media dhe gazetarëve të ardhshëm në Republikën e
Shqipërisë; - II. Zhvillimi i një studimi dhe raportimi mbi kuadrin ligjor për të drejta dhe përfitimet e
gazetarëve në Republikën e Shqipërisë, dhe praktikat më të mira të zbatuara në
Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian mbi çështjen e praktikës së punës (internship)
gjatë periudhës së studimeve akademike; - III. Anketim i studentëve të gazetarisë në Universitetet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe
Shkodrës; i profesionistëve të rinj në media; drejtuesve të medias dhe oranizatave të
shoqërisë civile me në fokus median, mbi të drejtat e target-grupit në fushën e
marëdhënieve të punës; - IV. Krijimi i një raporti gjithpërfshirës mbi situatën aktuale në fushën e marëdhënieve të
punës, duke u bazuar në gjetjet e hulumtimeve të mëparshme dhe anketimit të
zhvilluar gjatë implementimit të projektit; - V. Zhvillimi i takimeve me studentët e gazetarisë dhe komunikimit në Universitetet e
Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës, me qëllim paraqitjen e gjetjeve të raportit
gjithpërfshirës, dhe mjetet e përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave të tyre; - VI. Zhvillimi i një fushate informuese dhe ndërgjegjësuese mbi problematikën në fushën
e marëdhënieve të punës së gazetarëve të rinj dhe atyre të ardhshëm; dhe - VII. Zhvillimi i takimeve informuese me aktorë të ndryshëm në fushën e medias, me
qëllim rritjen e mbështetjes për prezantimin e një kuadri të ri ligjor për mbrojtjen e
të drejtave të studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, në fushën e praktikës së
punës (internship) gjatë periudhës së studimeve akademike.
Grupet e Interesit
1. Profesionitët e rinj në media dhe studentët e gazetarisë dhe komunikimit;
2. Organizatat e shoqërisë civile, të cilat përfaqësojnë të drejtat dhe interesat e gazetarëve;
3. Drejtuesit e mediave;
4. Institucionet dhe agjencitë shtetërore në fushën e mbikqyrjes së veprimtarisë së medias.